Luhet në ‘Arenën e Demave’, publikohen formacionet zyrtare të duelit Kukësi-Skënderbeu

Luhet në ‘Arenën e Demave’, publikohen formacionet zyrtare të duelit Kukësi-Skënderbeu

12:38, 28/11/2023

Kukësi dhe Skënderbeu do të përballen në orën 13:30 në “Arena e Demave” në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Superiores.

Verilindorët vijnë në këtë duel pas humbjes me Tiranën, ndërsa korçarët janë me moralin lart pas fitores ndaj Teutës.

Skuadra e Stavri Nicës do të kërkojë 3 pikët për t’u ngjitur në renditje, ndërsa ekipi i Gvozdenoviçit për t’ju afruar edhe më shumë Tiranës së vendit të 3-të.

Trajnerët kanë hedhur në fushë më të mirët për këtë duel.

Formacionet zyrtare

Kukësi: Tafas, Lamçe, Lala,  Zhongo, Reçi, Fejzaj Smajli, Mehmetllari, Rashiti, Beshiraj, Salami

Trajneri: Stavri Nica

Skënderbeu: Alia, Ramos, Prençi, Randi, Rabiu, Lika, Lico, Frashëri,, Zenullari, Rashica, Frenklin

Trajneri: Ivan Gvozdenoviç

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco