Broja flet me optimizëm: Jam kthyer nga një dëmtim i madh, më duhet të tregoj veten

Broja flet me optimizëm: Jam kthyer nga një dëmtim i madh, më duhet të tregoj veten

11:13, 28/11/2023

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, ka folur rreth minutave të paktë që po merr momentalisht te klubi i tij, Chelsea, pas rikthimit nga dëmtimi.

Broja pësoi një dëmtim të ligamentit ACL sezonin e kaluar dhe e mbajti atë jashtë fushës deri në shtator.

Ai gjithashtu duhej të humbiste disa ndeshje në tetor dhe nëntor me një problem në gju.

Megjithatë, tani është rikthyer me kohë të kufizuar të lojës dhe ka treguar zhgënjimin e tij.

“Shumë lojtarë do të zhgënjeheshin nga mungesa e minutave, por për mua, e di që jam rikthyer nga një dëmtim i madh”, ka thënë fillimisht Broja në një intervistë për “Secret Scout”.

“Më duhet të tregohem dhe të provoj veten përsëri te trajneri, stafi, klubi dhe tifozët. Jam i bekuar që jam në pozicionin ku jam”, përfundoi sulmuesi shqiptar.

Këtë sezon, 22-vjeçari ka bërë gjashtë paraqitje për Chelsean, duke luajtur vetëm 145 minuta në total.

Ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asistim në këtë kohë të kufizuar, duke dëshmuar se ai është akoma më shumë se i aftë për të udhëhequr sulmin në Chelsea.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco