Hakohet faqja e organizatës më të madhe të tenisit, urohet 28 Nëntori me flamurin ‘Autochthounous’

Hakohet faqja e organizatës më të madhe të tenisit, urohet 28 Nëntori me flamurin ‘Autochthounous’

10:50, 28/11/2023

Është hakuar faqja zyrtare e organizatës më të madhe të tenisit profesionist botëror “ATP Tour” në rrjetin social “Facebook”.

Në profilin e faqes “ATP Tour” është vendosur flamuri “Autochthounous”, ndërsa është uruar edhe 28 Nëntori, Dita e Flamurit.

Hakerët ndërkohë kanë bërë një urim special për shqiptarët në gjuhën angleze, ndërsa urimit ia kanë përcjellë flamurin e njohur “Autochthounous”, i cili u valëvit mbi Beograd në ndeshjen e famshme mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2016.

Natyrisht, ATP-ja reagoi dhe e hoqi postimin që mori shumë komente, mbi të gjitha nga shqiptarët.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco