VIDEO/ Sulmuesin e Realit e tradhtojnë nervat, godet me grusht kundërshtarin

VIDEO/ Sulmuesin e Realit e tradhtojnë nervat, godet me grusht kundërshtarin

09:50, 28/11/2023

Një ngjarje aspak e hijshme u regjistrua në elitën e futbollit brazilian, ku protagonist u bë talenti 17-vjeçar, Endriks, kartoni i të cilit është blerë nga Reali për 60 milionë euro.

Endrik i cili është pjesë e Palmerias, do të qëndrojë në Brazil deri sa të mbushë 18 vjeç në korrik të vitit të ardhshëm dhe më pas do të bëhet pjesë e klubit madrilen.

Sulmuesi u rikthye për të luajtur për Palmeiras në sfidën e së dielës në kampionatin brazilian ndaj Fortalezas, teksa u tradhtua nga nervat, duke goditur me grusht kundërshtarin. 

Po luhej minuta e 55-të e ndeshjes dhe Palmeiras ishte në disavantazh prej një goli kur Endrik grushtoi futbollistin e Fortalezas.

Ai menjëherë ra në tokë dhe kërkoi ndihmë mjekësore, por Endrik nuk mori as karton të verdhë në atë që në të shumtën e rasteve ndëshkohet me përjashtim nga loja. Çuditërisht gjyqtari e fali talentin brazilian. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco