NBA/ Philadelphia shkatërron Lakers, Denver triumfon në fushën e Clippers

NBA/ Philadelphia shkatërron Lakers, Denver triumfon në fushën e Clippers

09:27, 28/11/2023

Philadelphia mposht thellë Lakers me rezultatin 138-94, ndeshje e komanduar dhe fituar me lehtësi nga vendasit.

Maxey me 31 pikë e Embiid me 30 pikë, 11 rebound e 11 asist, bënë diferencën në parket.

Humbet edhe skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippers, që u mund 113-104 nga kampionët e Denver.

Jackson me 35 pikë e 12 asist ishte lider në fushë për Denver, që fitoi edhe pa praninë e Jokic.

Ndërsa 31 pikët e Leonard për Clippers mbetën për statistikë.

Utah Jazz fitoi në sekondat e fundit 114-112 ndaj New Orleans, ndeshje me rivalitet deri në fund.

7 lojtarë të Jazz shënuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën në fushë.

Fiton edhe Portland, 114-110 në fushën e Indiana, ndeshje ku u dallua Grant me 34 pikë.

Rezultatet

Detroit – Washington 107-126

Indiana – Portland 110-114

Philadelphia – Lakers 138-94

Utah Jazz – New Orleans 114-112

Clippers – Denver 104-113

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco