Ndeshjet e sotme në Champions League/ Milan-Dortmund, supersfida e mbrëmjes

Ndeshjet e sotme në Champions League/ Milan-Dortmund, supersfida e mbrëmjes

09:05, 28/11/2023

Sonte në mbrëmje rikthehet Champions League me ndeshjet e parafundit në grupe..

Padyshim supersfida e mbrëmjes është ajo mes Milanit dhe Dortmundit.

Kuqezinjtë e Piolit do të kërkojnë fitoren për të shmangur eliminimin nga faza e grupeve.

Ndërsa po në këtë grup, PSG-ja e Luis Enriques do të përballet me Newcastle.

Barcelona do të presë Porton teksa do të luftojë për 3 pikët në mënyrë që të sigurojë matematikisht kualifikimin në fazën tjetër. Kampionët në fuqi të Manchester Cityt do të luajnë kundër gjermanëve të Leipzigut.

Në fushë zbret edhe sulmuesi i Kombëtares, Arbnor Muja, me Antwerp dhe mbrojtësi Elseid Hysaj me Lazion.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco