NBA/ Boston e Milwaukee në garë për kreun në Lindje, surpriza Minnesota kryeson në Perëndim

NBA/ Boston e Milwaukee në garë për kreun në Lindje, surpriza Minnesota kryeson në Perëndim

11:19, 27/11/2023

Milwaukee mundi 108-102 Portland në një ndeshje emocionuese deri në fund, ku u dallua Antetokounmpo, autor i 33 pikëve dhe 16 rebound.

Fiton edhe Boston, 113-103 ndaj Atlanta, duke mbrojtur kreun e renditjes në Lindje. Për Celtics u dallua Tatum me 34 pikë.

Jashtë fushe fiton skuadra e Phoenix, që mundi 116-113 New York, ndeshje ku dyshja Booker-Gordon realizoi 53 pikë së bashku.

Nuk zhgënjen Minnesota, që falë 24 pikëve të Edwards mundi 119-97 Memphis dhe merr kryesimin në Konferencën e Perëndimit.

Kampionët e Denver triumfian 132-120 ndaj San Antonio, sfidë ku diferencën ne fushë e bëri Nikola Jokic, që realizoi 39 pikë e 11 rebound. Cleveland fitoi 105-102 ndaj kanadezëve të Toronto (Garland 24 pikë), ndërsa Brooklyn mundi 118-109 Chicago (Diniwiddie 24 pikë).

Rezultatet

Milwaukee – Portland 108-102

Boston – Atlanta 113-103

Memphis – Minnesota 97-119

New York – Phoenix 113-116

Orlando – Charlotte 130-117

Brooklyn – Chicago 118-109

Cleveland – Toronto 105-102

Denver – San Antonio 132-120

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco