Ski/ Shqiptarja Lara Kolturi grumbullon të tjera pikë në Kupën e Botës

Ski/ Shqiptarja Lara Kolturi grumbullon të tjera pikë në Kupën e Botës

10:29, 27/11/2023

Në pistën amerikane të Killington u zhvillua gara e radhës së Kupës së Botës për femra në ski, ku garoi edhe skiatorja shqiptare Lara Kolturi.

Në garën e sllallomit, ajo u klasifikua në vendin e 25-të pas dy zbritjeve.

Në zbritjen e parë ajo dha kohën 50”62, ndërsa në zbritjen e dytë dha kohën 55”02.

Në total, pas dy zbritjeve ajo dha kohën 1’45”64, duke u klasifikuar e 25-ta dhe grumbulloi 6 pikë të tjera në renditjen e Kupës së Botës.

Një ditë më parë, Lara Kolturi u rendit e 12-ta në garën e sllallomit gjigant, ku doli më e mira në zbritjen e dytë.

Kjo ishte renditja më e mirë e skiatores 17-vjecare në garat e Kupës së Botës, në sezonin e saj të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco