Maqedoni e Veriut/ Shkëndija e Tetovës merr kreun e renditjes

Maqedoni e Veriut/ Shkëndija e Tetovës merr kreun e renditjes

16:54, 25/11/2023

Shkëndijës së Tetovës i mjaftoi barazimi në fushën e Bregalnicës për t’u ngjitur në vendin e parë të Ligës e Parë të Maqedonisë së Veriut me 29 pikë, një më shumë se Shkupi.

Kuqezinjtë, në fakt, humbën dy pikë në këtë transfertë, teksa nuk mundën të ruanin epërsinë ndaj vendësve që luajtën që nga minuta e 73-të në inferioritet numerik.

Takimi u zhbllokua në minutën e 22-të nga 19-vjeçari Dashmir Ezeli dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Bregalnica arriti të barazonte në të 54-tën me Velkoskin, por kuqezinjtë u kundërpërgjigjën shumë shpejt me Aganspahic (68’).

Ndëshkimi ma kartonin e dytë të verdhë të Robakidzes dha përshtypjen se Shkëndija do ta kishte të lehtë ta administronte rezultatin, por nuk ndodhi kështu.

Katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt Gjorgjiev realizoi golin e barazimit dhe të rezultatit përfundimtar 2-2.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco