Gol në minutën e 4-t shtesë, Taulant Seferi bëhet hero i skuadrës arabe

Gol në minutën e 4-t shtesë, Taulant Seferi bëhet hero i skuadrës arabe

16:29, 25/11/2023

Taulant Seferi gjen golin në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi i kombëtares shqiptare vendosi sfidën Hatta-Bani Yas (0-1) me golin e realizuar në minutën e katërt shtesë.

Skuadra mike luajti me dhjetë lojtarë prej minutës së 60-të, por siguroi tri pikët falë golit të 27-vjeçarit nga Kumanova në “limitet” e ndeshjes.

Suksesi i sotëm ka ngjitur Bani Yas në vendin e gjashtë, ndërkohë që ishte goli i tretë sezonal në kampionat për Seferin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco