VIDEO/ Gol dhe asist, Cikalleshi vjen nga stoli dhe i dhuron fitoren Konyasporit

VIDEO/ Gol dhe asist, Cikalleshi vjen nga stoli dhe i dhuron fitoren Konyasporit

16:01, 25/11/2023

Sokol Cikalleshi shënon në Turqi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u fut në fushë në minutën e 60-të në ndeshjen Konyaspor-Kasimpasa.

Vetëm katër minuta më pas zhbllokoi takimin, duke kaluar në avantazh skuadrën vendase. 

33-vjeçari shfrytëzoi një pasim të bukur nga e majta dhe dërgoi topin në rrjetë duke ndezur festën e tifozëve të Konyasporit.

Ky është goli i pestë sezonal në Superligën turke për sulmuesin shqiptar.

Cikalleshi nuk u ndal dhe 13 minuta përpara fundit dhuroi asistin e golit të dytë, me brazilianin Guilherme që realizoi golin e qetësisë për skuadrën e Konyasporit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco