Dhuna në futbollin shqiptar nuk njeh gjini/ Grushte te femrat, ndeshja Tirana-Vllaznia ndërpritet prej sherrit

Dhuna në futbollin shqiptar nuk njeh gjini/ Grushte te femrat, ndeshja Tirana-Vllaznia ndërpritet prej sherrit

15:43, 25/11/2023

Kryendeshja e futbollit të femrave, Tirana-Vllaznia, e zhvilluar  në kompleksin ”Skënder Halili” ka degjeneruar në dhunë, ku nuk kanë munguar edhe grushtet mes protagonistëve.

Mesa duket dhuna në futbollin shqiptar nuk njeh gjini, dhe pasqyra më e mirë është ajo që ka ndodhur sot në fushë mes futbollisteve të Tiranës dhe Vllaznisë.

Pas shpërthimit të dhunës në fushë, zyrtarët e ndeshjes e kanë parë të udhës që ta ndërpresin ndeshjen, e cila tashmë do të bëhet pjesë e shqyrtimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco