Nuk ka fitues në ‘Etihad’, Manchester City dhe Liverpooli ndajnë nga një pikë

Nuk ka fitues në ‘Etihad’, Manchester City dhe Liverpooli ndajnë nga një pikë

15:34, 25/11/2023

Barazim 1-1 mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit në “Etihad”, në një nga ndeshjet më të zjarrta në Premier League, dhe jo vetëm. Kampionët në fuqi mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Erling Haaland (asist i Nathan Ake).

23-vjeçari norvegjez realizoi golin e 50-të në Premier League. Kuotë e arritur në 48 ndeshje, si askush tjetër në historinë e kampionatit anglez.

Haaland nuk i kishte shënuar kurrë më parë Liverpoolit. Tashmë ka mbetur vetëm Brentford pa u ndëshkuar.

Vendasit gjetën edhe golin e dytë në fraksionin e dytë të takimit, por realizimi i Dias u anulua për faull të Akanji ndaj portierit Alisson.

“The Reds” gjetën forca dhe evituan humbjen falë një goli të bukur të Trent Alexander-Arnold dhjetë minuta përpara fundit.

Përfundimisht 1-1, me skuadrën e Pep Guardiolës që i dha fund ecurisë prej 24 fitoresh radhazi në “Etihad”.

City mbetet përkohësisht në vendin e parë me 29 pikë, ndërkohë që djemtë e Jurgen Klopp e ndjekin me një pikë më pak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco