Ish-futbollisti i Real Madridit flet për Ronaldon: Nuk kishte nivel në stërvitje

Ish-futbollisti i Real Madridit flet për Ronaldon: Nuk kishte nivel në stërvitje

15:04, 25/11/2023

Sulmuesi Cristiano Ronaldo padyshim është një ndër më të mirët në histori.

Me Real Madridin ai arriti të fitonte çdo trofe të mundshëm dhe të shndërrohej në golashënuesin më të mirë në historinë e madrilenëve.

Megjithatë, ish-shoku i tij i skuadrës te Real Madrid, Rafael Van Der Vart, shprehet se në stërvitje CR7 nuk tregonte ndonjë nivel të lartë.

“E shihja tek ekzekutonte goditje dënimi në stërvitje dhe mendoja me vete; Vërtet është kaq i fortë sa thonë? Në stërvitjet e para me Realin nuk kishte shumë nivel dhe unë mendoja se nuk ishte shumë i zoti. Por, në momentin që niste ndeshja ai ishte gjithmonë gati dhe në fushë bënte gjithçka në mënyrën e duhur”, u shpreh Van Der Vart.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco