Duka: Synojmë të shkojmë sa më lart në Gjermani

Duka: Synojmë të shkojmë sa më lart në Gjermani

10:20, 25/11/2023

Kualifikimi i Shqipërisë për herë të dytë në finalet e Kampionatit Europian ka rritur interesin e mediave botërore për kombëtaren kuqezi. Mediat italiane interesohen më së shumti për futbollistët, por edhe synimet e kombëtares në Euro2024. Në një intervistë për SPORTITALIA, Presidenti i Federatës, Armand Duka ka dhënë vlerësimet e tij për të gjithë lojtarët kuqezi që luajnë në Itali ndërsa nuk i ka fshehur ambiciet për finalet e Gjermanisë.

“Është e vështirë të imagjinohet se deri ku mund të arrijmë: gjithçka varet edhe nga shorti i 2 dhjetorit, se cilat skuadra do të kemi në grup. Natyrisht do të luftojmë kundër çdo rivali që na ofron ky short. Qëllimi ynë është të qëndrojmë në ligë për sa më gjatë Gjermanisë”.

Ndërsa për Eurosport, trajneri Sylvinho ka treguar sekretin e suksesit, atë që të gjithë në Shqipëri e kuptuan kur kombëtarja po fitonte me lojëra të bukura.

“Unë besoj shumë te marrëdhënia me lojtarët. Është e rëndësishme të kesh lojtarë të mirë, por më e rëndësishmja është zemra dhe shpirti që ke në skuadër. Pa këto nuk mund të luash. Mund të jesh futbollist i madh, mund të jesh i veçantë, por nëse nuk ke frymën dhe shpirtin e grupit, nuk mund të arrish objektivin. Unë besoj se lojtarët e kanë kuptuar këtë”.

Trajneri dhe stafi i FSHF kanë nisur nga puna më e rëndësishme, ajo e përgatitjes së finaleve të Europianit, ku Shqipëria nuk dëshiron të shkojë sa për të marrë pjesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco