Në Angli shpresojnë të kenë Shqipërinë në grupin e Europianit

Në Angli shpresojnë të kenë Shqipërinë në grupin e Europianit

15:28, 21/11/2023

Anglia ishte kualifikuar prej disa javësh në Europianin “Gjermani 2024”, por në dy sfidat e fundit me Maltën dhe Maqedoninë e Veriut, “Tre Luanët” nuk shkëlqyen.

Gjithsesi ata do të jenë në vazon e parë në shortin që do të hidhet më 2 dhjetor.

Prestigjiozja britanike “The Sun”, i ka kushtuar një artikull për grupin më të vështirë dhe atë më të lehtë që mund t’i bjerë “Tre Luanëve”.

Sipas britanikes, Anglia rrezikon të jetë pjesë e “Grupit të Ferrit”, ku përballë mund të ketë Danimarkën (Vazo 2), Holandën (Vazo 3) dhe Italinë (Vazo 4).

Gjithashtu ajo shpreson te një grup i lehtë, ku përballë Anglia mund të ketë Shqipërinë (Vazo 2), Slloveninë (Vazo 3) dhe Kazakistanin nëse kualifikohet në “play off” (Vazo 4).

Image

Edhe pse sipas “The Sun”, Shqipëria nënvlerësohet, ky grup duket i favorshëm dhe për kuqezinjtë e Silvinjos, të cilët do të kenë shanse të larta kualifikimi.

Gjithçka do të mësohet më 2 dhjetor në Hamburg.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco