Konfirmohet: Shqipëri-Francë. Ja data kur luhet kjo miqësore...

Konfirmohet: Shqipëri-Francë. Ja data kur luhet kjo miqësore...

16:37, 12/05/2017

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore luksi me bashkëmoshatarët francezë më datë 5 qershor. Lajmi është zyrtarizuar nga Federata Franceze e Futbollit, e cila e ka bërë publik dje, në prezantimin e trajnerit të ri të kësaj përfaqësueseje, Silven Ripoll.

Ndonëse FSHF ka pritur që lajmin ta zyrtarizojë gjatë konferencës të së shtunës të trajnerit Alban Bushi, homologët e tyre në Francë i kanë paraprirë duke saktësuar edhe se takimi në fjalë do të zhvillohet në Shqipëri.

Ndërkaq, Bushi do të publikojë të shtunën një listë lojtarësh, kryesisht të kampionatit shqiptar, të cilët do të testohen gjatë tre ditëve për të parë se sa prej tyre do të ftohen për këtë miqësore. Edhe pse Kombëtarja U-21 ka një bazë të gjerë lojtarësh që luajnë jashtë, Bushi ka filluar të afrojë shumë emra të Superiores të cilët luajnë rregullisht me ekipet e para si Ramadani, Abazaj, Selmani, etj.

Ndërkohë, për testimin e kësaj jave, është mësuar se deri tani janë ftuar Silvio Zogaj i Luftëtarit, si dhe Armenis Kukaj dhe Belajdi Pusi të Vllaznisë, që do të vihen në urdhrat e Bushit që nga data 14 maj./ panorama sport

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco