'Shqipëria funksionon pa yje', Igli Tare: Dua grup zjarri, përse jo edhe Serbinë!

'Shqipëria funksionon pa yje', Igli Tare: Dua grup zjarri, përse jo edhe Serbinë!

21:15, 20/11/2023

 

Shqipëria u kualifikua në Europian për herë të dytë në histori. Para ndeshjes së fundit kualifikuese, atë në shtëpi ndaj Ishujve Faroe, ka dhënë mendimin e tij, ish-lojtari i Kombëtares, Igli Tare, në një intervistë për Supersport.

“Ndryshimi i kësaj kombëtareje me atë të kohës tënde? “Ngre kokën dhe shiko stadiumin, infrastrukturën e ngritur në këto vite. Fati për të pasur një brez të artë dhe një trajner që ka shfrytëzuar në maksimum siç duhet këtë skuadër dhe sigurisht djemtë që kanë dhënë djersë për të arritur atë që kanë arritur, por nuk mund të bëhen krahasime mes brezave, pra me ne të asaj periudhe.”

Hera e dytë në Europian, çfarë duhet të bëjmë ndryshe këtë herë? “Ndryshimi së pari kuptohet te festa, në 2016-ën ishte shumë më e madhe, ndonëse edhe tani u festua nuk kishte të njëjtën madhësi. Kjo është një skuadër me djem që luajnë në skuadra të mëdha. Në këtë europian nuk duhet të kenë presion, por ta shijojmë dhe ta përfaqësojmë vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi skuadra e ka kapacitet që ta kalojë grupin.”

Cili spikat më shumë në Kombëtare? “Kjo është një skuadër që nuk ka yje, ka funksionuar në mënyrë perfekte duke luajtur si grup edhe pse Asani ka qenë vendimtar me golat e tij, unë them se të gjithë kanë qenë të rëndësishëm së bashku.”

Kë do donit si kundërshtar në Europian? “Do doja që të ishin bashkë Italia, Gjermania, Shqipëria dhe Serbia.”

Sylvinho: “Kur fiton, fituesi ka të drejtë gjithmonë dhe ai sigurisht që ka të drejtë, pasi bëri zgjedhje të diskutueshme, por fusha dhe faktet i dhanë të drejtë dhe meriton respekt. Mendoj se do të ishte e rëndësishme që para eliminatoreve të Botërorit që ai të rinovonte kontratën që të vazhdojë projektin që ka nisur” – Tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco