Nuk pritej, Materazzi: Ky futbollist e fiton ‘Topin e Artë’

Nuk pritej, Materazzi: Ky futbollist e fiton ‘Topin e Artë’

13:51, 12/05/2017

Ish-mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi ka befasuar me dëshirën e tij për fituesin e “Topit të Artë”.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”, Materazzi tha se Buffon duhet të shpallet futbollisti më i mirë në botë, duke lënë pas Messin dhe Ronaldon.

“Buffon është në të njëjtin nivel si në Kampionatin botëror 2006. Atëherë nuk arrija t’i shënoj gol as në stërvitje. Do të isha i lumtur nëse do të fitonte, e meriton “Topin e Artë”, u shpreh ai.

Kujtojmë që më 3 qershor në Cardiff do të zhvillohet finalja e Champions Leagues mes Juventusit dhe Real Madridit .

/ SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco