Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Analizë /Partizan, kampionatin e humbe vetë

Analizë /Partizan, kampionatin e humbe vetë

12:11, 12/05/2017

Me barazimin ndaj Laçit Partizanit i veniten shpresat për tu shpallur kampionë, vetëm në rast se në dy ndeshjet e fundit të kampionati, Skënderbeu fiton në transfertë përballë Kukësit dhe në javën pasardhëse të kuqtë arrijnë të fitojnë në Korçë, vetëm në këtë mënyrë Partizani do të mund të bënte realitet këtë ëndërr të madhe disavjeçare.

Por pse Partizani dhe tifozët e tij nuk duhet të mërziten dhe për më tepër nuk duhet të fajësojnë askënd tjetër përveç skuadrës së tyre për mos realizimin e qëllimit të tyre atë të shpalljes kampionë?

E para Partizani duhet ta kërkojnë fajin tek vetja, pasi në javën e 32-të ata luajtën kundër një skuadra e cila po lufton për mbijetesë, dhe jo kundër Kukësit apo Skënderbeut, të cilët janë rivalët për titull.

E dyta, Kukësi e meriton më shumë se çdo skuadrën tjetër kampionatin, jo vetëm për atë çfarë ka dhuruar gjatë këtij sezoni, por dhe për rekordin e vendosur, duke mos pësuar asnjë humbje në këtë kampionat.

Për sa i përket Skënderbeut, fati i kësaj skuadre ende nuk dihet si do të shkojë, pas akuzave të forta të ngritura nga UEFA. Që do të thotë, se edhe nëse korçarët do të arrini të shpalleshin kampionë, me shumë gjasa atyre do tu hiqej titulli dhe do ti kalonte vendit të dytë.

Pra në fund fare partizani duhet të kërkojë fajin tek vetja e tij, për pikët që la me Laçin, për barazimin që i mori Kukësi në Tiranë dhe për gjithë ato pikë që la faz2ën e parë, ku dhe në atë kohë nuk nguroi të fajësojë trajnerin, madje dhe e shkarkuan, sepse sipas drejtuesve të kuq trajneri ishte ai që nuk sillte produktivitet në fushë dhe në rezultate.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Fred Gj12/05/2017 13:02

Një analizë që kur kujtohesh cili e ka shkruar përfundimin e nxjerr edhe një fëmijë..Dihet që ky portal do mbrojë skuadren kuksiane për shumë arsye objektive , ha h

Shto koment

Denonco