Man.United gati transfertën më të bujshme

Man.United gati transfertën më të bujshme

11:18, 12/05/2017

Gareth Bale ose Antoine Griezmann njëri prej këtyre dy sulmuesve sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Manchester United.

Sipas tabloidit britanik “The SUN”, “Djajtë e Kuq” po shqyrtojnë mundësinë e transferimit vetëm të njërit prej këtyre dy futbollistëve pasi të dy do të ishte e pamundur, transmeton SYRI.net.

Megjithëse Gareth Bale shpesh herë e ka thënë se nuk do të largohet nga Reali, por në krahun tjetër të shumta janë reagimet në Britani të cilat preferojnë më shumë uellsianin sesa Griezmann.

Pas katër viteve të suksesshme në “Santiago Bernabeu”, Bale tashmë është i gatshëm për të provuar një eksperiencë të re te “Djajtë e Kuq”.

Nëse Manchester United arrin edhe kualifikimi për sezonin e ardhshëm në Champions League atëherë kjo transfertë bëhet akoma edhe më e mundshme.

Kujtojmë që fituesi dy herë i Ligës së Kampioneve ka përsëritur se është i lumtur në Madrid, për sa kohë që klubi është i kënaqur me të. / SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco