NBA/ Boston fiton duelin e kreut ndaj Philadelphias, ndalet Lakers

NBA/ Boston fiton duelin e kreut ndaj Philadelphias, ndalet Lakers

10:26, 16/11/2023

Boston fitoi 117-107 ndaj Philadelphias, në duelin mes dy skuadrave kryesuese të renditjes në Konferencën e Lindjes. Fitore e merituar për Celtics, që udhëheqin të vetëm.

Për miqtë u dalluan Tatum me 29 pikë e White me 27 pikë.

Fiton edhe Dallas, që falë 31 pikëve të Hardaway, mundi 130-118 Washington.

Nuk zhgënjen skuadra e Milwaukee, që falë 37 pikëve të Lillard dhe 30 të Beasley, mundi 128-112 Toronto në fushën e skuadrës kanadeze.

Pas tri fitoresh radhazi ndalet ekipi i Lakers, që u mund 125-110 në fushën e tij nga Sacramento.

Sabonis me 29 pikë si dhe Huerter e Fox me nga 28 pikë secili shkëlqyen për miqtë.

Fitore të rëndësishme për renditje korri ekipi i Phoenix, që mundi 133-115 Minesota, ndeshje ku u dalluan Booker e Durant, me nga 31 pikë secili.

Fitore në sekondat e fundit arriti ekipi i Orlando, që mundi 96-94 Chicago, ndërsa New York mundi 116-114 Atlanta, ndeshje ku u dallua Randle me 29 pikë e 11 rebound.

Rezultatet

Washington – Dallas 117-130

Atlanta – New York 114-116

Philadelphia – Boston 107-117

Toronto – Milwaukee 112-128

Chicago – Orlando 94-96

Phoenix – Minnesota 133-115

Lakers – Sacramento 110-125

Portland – Cleveland 95-109

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco