Manchester Unaited-Ajax. Këto janë rezultatet e 4 përballjeve mes tyre

Manchester Unaited-Ajax. Këto janë rezultatet e 4 përballjeve mes tyre

09:37, 12/05/2017

Manchester United-Ajax do të jetë finalja e madhe në Europa League e cila do të luhet më 24 maj në Solna të Suedisë.

Ekipi anglez në gjysmëfinale eliminoi Celta Vigon, ndërsa holandezët eliminuan atë francez të Lyonit.

Dy skuadrat janë përballur katër herë në kompeticionet evropiane, ku Ajaxi dhe United kanë marrë respektivisht nga dy fitore.

Në vitin 1976 në kuadër të UEFA Kupë, Ajax mposhti 1 me 0 Unitedin, ndërsa në ndeshjen kthyese u mposht 2 me 0 nga “Djajtë e Kuq”.

Pothuajse e njëjta situatë ndodhi edhe në vitin 2012, ku skuadra angleze u përball me atë holandeze në kuadër të Europa Ligës. Ndeshjen e parë e fitoi United ndërsa të dytën Ajax.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco