Cardiff Met FC pranë ëndrrës, universiteti i parë që hyn në ligat evropiane

Cardiff Met FC pranë ëndrrës, universiteti i parë që hyn në ligat evropiane

08:09, 12/05/2017

Pasi përfundoi në vendin e shtatë në Premierligën e Uellsit, Universiteti Cardiff Metropolitan është vetëm një ndeshje larg të qenit në shortin e Ligës së Evropës.

Me potencialin për të bërë histori si Universiteti i parë Britanik për t’u kualifikuar në Evropë, Cardiff Met FC, është një skuadër si jo të tjerat.

Duke kombinuar kurse dhe provime me stërvitje e ndeshje, futbollistët studentë të këtij universiteti janë afër të sjellin diçka spektakulare, transmeton KTV.

Pasi e mposhtën skuadrën Carmarthen Toën në gjysmëfinale, skuadra e Universitetit Cardiff Metropolitan, në finale do të përballet me ekipin Bangor FC.

Edhe pse përballen me profesionistë, lojtarët e Cardiff Met FC janë disi më ndryshe.

skuadrën tonë nuk ka lojtarë tjerë përveç studentëve. Ata nuk marrin pagë, por duhet të paguajnë nga 150 funte në vit për të luajtur për klubin dhe për të kontribuuar në blerjen e fanellave dhe për zhvillimin e ndeshjeve”, ka thënë drejtori i skuadrës Christian Edwards, ish-lojtar i Uellsit, për Wales Online.

Nëse ky universitet arrin ta kalojë edhe pengesën e radhës, në raundin e parë kualifikues i presin skuadrat si Rangers, Aberdeen apo Maccabi Tel Aviv.

Por, nëse askush nuk do të parashikonte triumfin e Leicester Cityt në Premierligë vitin e shkuar, askush nuk do të mund ta mendonte se një Universitet do të mund të kualifikohej në Evropë. Por befasitë në futboll ndodhin gjithmonë, dhe skuadra e re të shtunën do të luajë për ëndrrën e vet, në shpresën se mund të arrijnë diçka që nuk është arritur asnjëherë më parë./koha.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco