Partizani e ka me FSHF/ Mos na tregoni rrugën që duhet të ndjekim ne, por veproni ju

Partizani e ka me FSHF/ Mos na tregoni rrugën që duhet të ndjekim ne, por veproni ju

01:26, 12/05/2017

Partizani i ka kërkuar FSHF që të mos distancohet nga skandali i publikuar sot në emisionin ‘Fiks-Fare’ por të veprojë.

Deklarata e Partizanit:

K.F. PARTIZANI përshëndet reagimin e orëve të vona të FSHF-së në lidhje me Skandalin e publikuar në emisionin Fiks Fare. I bëjmë me dije FSHF-së, që materiali pasi është provuar për vërtetësinë e tij, patjetër që do t’i dërgohet prokurorisë. Por institucioni i futbollit, përvecse të distancohet nga ky skandal apo të na këshillojë rrugën që duhet ndjekim duhet të VEPROJË. Materiali, përmban emra dhe persona konkretë! Hetimi penal vazhdon, por ky material duhet të jetë edhe një çështje që duhet shqyrtuar nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së. Të jetë ky Komision, që pasi do të shqyrtojë faktet dhe emrat e përmendur, të vendosë nëse ka rethana për të marrë një vendim. Federata duhet të veprojë nëpërmjet komisioneve, të tregojë vullnetin e saj, në një çështje që i shërben të gjithëve, jo të hiqet mënjanë për të bërë deklarata distancuese. Ne si klub do të ofrojmë gjithë materialet e nevojshme që disponojmë, për cilndo person të përfshirë, për të parë ku rezulton, apo ku është i përfshirë. Na vjen mirë që edhe FSHF është e vendosur për mbrojtjen e pastërtisë së lojës, por kjo kërkon më shumë veprime konkrete, sesa deklarata distancuese.
PMTP

Ja deklarata e plotë e FSHF:

"Federata Shqiptare e Futbollit dënon me forcë veprimin më të fundit të zbardhur në emisionin investigativ “Fiks Fare”, për videon e bërë publike me tentativë, manipulimin e futbollistit të Partizanit Emiliano Vila. Personi në fjalë, që sipas videos quhet Drini Çaushi nuk rezulton të jetë pjesë e asnjë klubi, apo shoqate te futbollit shqiptar. Federata e Futbollit është e vendosur në luftën e saj për mbrojtjen e pastërtisë së lojës nga persona, apo grupe personash. Bashkarisht duhet të kontribuojmë në eleminimin plotësisht të fenomeneve te tilla, shumë të dëmshme për lojën dhe integritetin e garave. Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje dhe inkurajojmë, si lojtarin prezent në video, ashtu edhe klubin, që të denoncojnë këtë rast në organet kompetente hetimore për t'i shkuar deri në fund një rasti që kërkon zbardhje të menjëherëshme"-shkruhet në deklaratën e FSHFImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco