FOTO/ Reagon FSHF për video-skandalin: Distancohemi, Drini Çaushi nuk është pjesë e asnjë klubi

FOTO/ Reagon FSHF për video-skandalin: Distancohemi, Drini Çaushi nuk është pjesë e asnjë klubi

23:48, 11/05/2017

Për video-skandalin që ka trnditur futbollin shqiptar në ditën e fundit ka ardhur edhe një reagim zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit. FSHF në deklaratën publike dënon tentativën për favorizim tolerimi dhe distancohet nga ky akt.

Ja deklarata e plotë:

"Federata Shqiptare e Futbollit dënon me forcë veprimin më të fundit të zbardhur në emisionin investigativ “Fiks Fare”, për videon e bërë publike me tentativë, manipulimin e futbollistit të Partizanit Emiliano Vila. Personi në fjalë, që sipas videos quhet Drini Çaushi nuk rezulton të jetë pjesë e asnjë klubi, apo shoqate te futbollit shqiptar. Federata e Futbollit është e vendosur në luftën e saj për mbrojtjen e pastërtisë së lojës nga persona, apo grupe personash. Bashkarisht duhet të kontribuojmë në eleminimin plotësisht të fenomeneve te tilla, shumë të dëmshme për lojën dhe integritetin e garave. Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje dhe inkurajojmë, si lojtarin prezent në video, ashtu edhe klubin, që të denoncojnë këtë rast në organet kompetente hetimore për t'i shkuar deri në fund një rasti që kërkon zbardhje të menjëherëshme"-shkruhet në deklaratën e FSHF

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco