FOTO/ Partizani reagon për herë të parë pas video-skandalit të publikuar në 'Fiks Fare'

FOTO/ Partizani reagon për herë të parë pas video-skandalit të publikuar në 'Fiks Fare'

22:49, 11/05/2017

Partizani ka reaguar për herë të parë pas publikimit në programin investigativ "Fiks Fare" për videon që bën fjalë për një favorizim të kërkuar nga një person për tolerim të ndeshjes ndaj Kukësit.

Ja Statusi i Partizanit:

"Zhgënjimi nga rezultati në fushë është i madh, por jemi krenarë që derdhim djersën ndershmërisht, jemi me kokën lart se kemi pikët që na takojnë dhe nuk i jemi futur kurre në shtëpi rivalëve për ti vjedhur apo per ti blerë. Ne luftojmë të vetëm, dhe ketu nuk behet fjale për nje ndeshje, as per nje titull, të paktën të tillë JO, kurrë. Presidenti Gaz Demi dhe klubi që po ndërton dhe formon nuk do jetë kurrë pjesë e kësaj maskarade dhe i ka pritur me respektin maksimal të gjithë homologët nga dera e madhe e NDERSHMERISE, ndërkohë që ata tentojnë ti hyjnë nga dritarja. Ky eshte nje TURP I MADH! NJE BALLO ME MASKA, NE TE CILEN PARTIZANI NUK DO HYJ KURRE! Thjesht, njerëzit duhet ta dinë, se kur "hajdutët" mbërrijnë në "shtëpinë tonë", merret me mend çfarë kanë bërë me ekipet e tjera... "Hajnia" është ngritur në sistem nga "i madhi" dhe "të mëdhenjtë" e videos. NE JEMI KRENARË QË LUFTOJMË TE VETEM BASHKE ME TIFOZET TANE PER NJE LOJE TE PASTER....DHE PIKERISHT ATE LOJE DUAM TE FITOJME...."
#PerjetMeTyPartizan

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco