Kosova mposht Izraelin, vendi i tretë në grup është më afër për ‘Dardanët’

Kosova mposht Izraelin, vendi i tretë në grup është më afër për ‘Dardanët’

22:47, 12/11/2023

Kosova ka fituar me shifrat 1-0 ndeshjen prapambetur ndaj Izraelit, e cila u shty në muajin e kaluar për shkak të situatës së luftës.

“Dardanët” janë ende në lojë dhe një fitore do t’i jepte akoma dhe më shumë shpresë për një nga dy vendet e para.

Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar fitoren e dytë në kuadër të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të përzgjedhurit e Primoz Gliha triumfuan sonte ndaj Izraelit, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjendja e fushës së stadiumit ishte e rënduar dhe pati kritika rreth saj.

Gjithsesi, kjo përballje prodhoi një gol dhe tri pikë për “Dardanët”, duke u mbyllur me rezultatin 1-0.

Golin e fitores e shënoi Milot Rashica, në minutën e 41-të. Ai u asistua nga Vedat Muriqi.

Kosova pati edhe raste tjera shënimi, me Rashicën, Muriqin e Krasniqin, por që nuk ia dolën t’i konkretizonin me gol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco