Interi bën detyrën ndaj Frosinones, rimerr kreun e Serie A

Interi bën detyrën ndaj Frosinones, rimerr kreun e Serie A

22:43, 12/11/2023

Interi bën detyrën ndaj Frosinones, duke triumfuar me rezultatin e pastër 2-0 dhe duke rimarrë kryesimin e renditjes.

Zikaltrit zhbllokuan sfidën me një supergol të Dimarcos nga më shumë se 50 metra distancë në minutat e fundit të pjesës së parë, ndërsa me nisjen e pjesës së dytë, ishte Thuram që fitoi një penallti, të cilën e dërgoi në rrjetë Calhanoglu.

Më pas një menaxhim i mirë i lojës nga ana e zikaltërve, që i shkuan disa herë pranë golit të tretë, por pa e gjetur dot.

Ndërsa Frosinone bëri pak për të rihapur ndeshjen dhe vetëm dy tentativa nga distanca nuk i hoqën zviceranit Sommer mundësinë për të shtuar një tjetër ndeshje pa pësuar gol në këtë sezon, e 10-ta në 16 ndeshje në portën e zikaltërve.

Me këtë sukses, Interi mban kreun me 31 pikë në 12 javë, dy më tepër se Juventus, teksa pas dy javësh, do të rinisen pikërisht nga transferta torineze ndaj bardhezinjve, në një ndeshje direkte për titullin.

Vlen të theksohet se mungoi në këtë takim mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, për një problem të lehtë muskulor, me trajnerin Inzaghi që e la pushim për të mos e rrezikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco