Goli i Taulant Xhakës nuk mjafton, Baseli rrezikon rënien nga kategoria

Goli i Taulant Xhakës nuk mjafton, Baseli rrezikon rënien nga kategoria

22:11, 12/11/2023

Mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka, ka shënuar gol me fanellën e Baselit, por skuadra e tij nuk arriti të merrte pikë, teksa u mposht me përmbysje 4-1 nga Servete, duke u zhytur në fundin e renditjes. 

Dueli ishte i vlefshëm për javën e 14-të, teksa Baseli në minutën e 18-të mbeti me një lojtar më pak në fushë, ndërsa Xhaka shënoi për 1-0 në minutën e 21-të.

Por më pas Servete shënoi katër gola për fitoren e thellë.

Xhaka e Leon Avdullahu u paraqitën në qendër të mesfushës te Bazeli, që pësoi humbjen e nëntë në 14 javë.

Skuadra e Xhakës ka tetë pikë dhe mbyll tabelën në vendin e fundit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco