Serie A/ Lazio dhe Roma bëjnë ‘paqe’ në ‘Olimpico’

Serie A/ Lazio dhe Roma bëjnë ‘paqe’ në ‘Olimpico’

21:19, 12/11/2023

Lazio-Roma është një nga derbet me unike në planet. Dy skuadrat romane e mbyllën në barazim 0-0 duelin e luajtur në “Olimpico”.

Bardhekaltrit e Sarrit erdhën si pritës në sfidën e javës së 12-të në Serie A, teksa Elseid Hysaj u fut në fushë në minutën e 82-të.

Pjesa e parë dhuroi një gol të anuluar të Romës, një traversë të Lazios dhe shumë kartonë të verdhë.

Fraksioni i dytë ishte tepër i luftuar, por munguan rastet për gol. Të dy skuadrat ndanë nga një pikë në fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco