VIDEO/ Wanda Nara debuton si këngëtare, reagimi i Icardit është epik

VIDEO/ Wanda Nara debuton si këngëtare, reagimi i Icardit është epik

20:44, 12/11/2023

Wanda Nara debuton në botën e muzikës. Showgirl-ja argjentinase ka publikuar këngën e saj të parë, e cila titullohet “Bad Bitch” dhe tashmë ka marrë gati gjysmë milioni shikime në YouTube. Një këngë që, megjithatë, duket se nuk iu pëlqen të gjithëve. Kritika kryesore ka të bëjë me përdorimin, që konsiderohet i tepruar, i autotonit.

Në mes të fushatës promovuese të këngës, Wanda Nara bëri një transmetim “live” në profilin e saj në Instagram, ku mori pjesë edhe bashkëshorti, Mauro Icardi.

Sulmuesi i Galatasaray ka bërë shaka për këtë: “Po e bllokon Spotify, nuk mund të them asgjë… Kënga është shumë prekëse. Nuk është tropikale. E di edhe se çfarë ritmi ka… Unë do të ta përplas kokën pas murit. As tekstin nuk e di shumë mirë. Nuk ka shumë lirikë tekstuale”.

“Ti je një idiot. Unë do të zemërohem”, u përgjigj Wanda. “Epo…, vetë më pyete se çfarë mendoja për këngën…”, – përfundoi Icardi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco