Arrestohet një person në afërsi të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ para ndeshjes Kosovë-Izrael

Arrestohet një person në afërsi të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ para ndeshjes Kosovë-Izrael

19:24, 12/11/2023

Policia ka arrestuar një person në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri” para ndeshjes Kosovë-Izrael.

Siç raporton “Kanal10”, personi i arrestuar nuk kishte mjet identifikues.

“Policia e Kosovës arreston një person në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri” për shkak se ishte afruar stadiumit pa dokument identifikues”, shkruan gazetari i sportit Lorik Gashi.

Image

Dardanët do të synojnë fitoren e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa Izraeli do të kërkojë që të mbajë gjallë shpresat për kualifikim në Evropian.

Izraeli renditet në vendin e tretë në Grupin I, me 11 pikë, pas gjashtë ndeshjeve.

Ndërkohë Kosova ka humbur gjasat për kualifikim, duke u pozicionuar në vendin e katërt me shtatë pikë.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Tel-Aviv ishte mbyllur barazim 1-1.

Përballja me Izraelin ka qenë e planifikuar për muajin tetor, por ajo u shty për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco