VIDEO/ Në formë para grumbullimit me Kombëtaren, Mirlind Daku shënon në Rusi

VIDEO/ Në formë para grumbullimit me Kombëtaren, Mirlind Daku shënon në Rusi

18:57, 12/11/2023

Futbollistët e Kombëtares po vijnë në grumbullimin vendimtar të ndeshjeve të nëntorit në formë të shkëlqyer me paraqitje mbresëlënëse në ndeshjet me skuadrat e tyre.

Disa prej tyre kanë gjetur golin, si Ajeti e Muja, ndërsa kësaj liste i është shtuar sot edhe Mirlind Daku.

Sulmuesi i cili luan me Rubin Kazan në kampionatin rus, ka qenë protagonist i ndeshjes në transfertë ndaj Sochit.

Në minutën e 55-të, një faull ndaj sulmuesit shqiptar bëri që Kravisov i ekipit vendas të largohej me karton të kuq.

Më pas, në minutën e 66-të, sulmuesi shqiptar ishte ai i cili tundi rrjetën me një gjuajtje të fortë, duke çuar shifrat në 2-0 për skuadrën e tij.

https://streamin.one/v/795922ea

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco