Spektakël në Londër, shënohen 4 gola në pjesën e parë të Chelsea-Manchester City

Spektakël në Londër, shënohen 4 gola në pjesën e parë të Chelsea-Manchester City

18:31, 12/11/2023

Chelsea dhe Manchester City e kanë mbyllur pjesën e parë në barazim në 2-2, në derbin që po luhet në kuadër të javës së 12-të të Premier League.

Citizens kaluan në epërsi 1-0 me Elring Haaland që shënoi nga penalltia në minutën e 25-të.

Por, blutë nuk u dorëzuan dhe vazhduan me presionin e lartë.

Thiago Silva shënoi me kokë për 1-1 nga një asist i Conor Gallagher, për ta bërë edhe më elektrizuese sfidën.

Për 2-1 mendoi Raheem Sterling, që realizoi në minutën e 37-të me një asistim të Reece James, duke festuar më pas ndaj ish-skuadrës së tij.

Por, kampioni në fuqi i barazoi shifrat në 2-2 me anë të Manuel Akanji (45+1’) që u asistua nga Bernardo Silva.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco