FOTO/ Rezidenca e re super luksoze ku do të jetojnë Ronaldo dhe Georgina, vlerësohet 21 milionë euro

FOTO/ Rezidenca e re super luksoze ku do të jetojnë Ronaldo dhe Georgina, vlerësohet 21 milionë euro

17:28, 12/11/2023

Marrëdhënia mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez shkon përtej futbollit.

Çifti po kalon shumë mirë, saqë tashmë kanë menduar për planet e tyre të ardhshme. Të dy janë marrë vesh për projektet e tyre.

Modelja ka përfshirë partnerin në dokumentarin e saj të Netflix, ndërsa sulmuesi portugez e ka emëruar Georgina si drejtore të përgjithshme të “Insparya” (klinikave të mbjelljes së flokëve). Tashmë, çifti që ndodhet në Riad, kanë hedhur hapin e radhës në Portugali.

Edhe pse lojtari i Al-Nassr ka shpjeguar në më shumë se një rast se karriera e tij në futboll ende nuk ka përfunduar dhe se planifikon të vazhdojë derisa këmbët t’i thonë mjaft, ai dhe partnerja planifikojnë të bëjnë një hap më shumë në vendlindjen e Cristianos.

Prova për këtë është fillimi i ndërtimit të shtëpisë së tij të re pranë Cascais, me vlerë 21 milionë euro.

Shtëpia e radhës në të cilën çifti do të vendoset, do të jetë në “Quinta da Marinha”, një nga zonat më luksoze të vendlindjes së CR7.

Rezidenca është aq ekskluzive sa do të ketë katër kate dhe katër suita, ku Cristiano Ronaldo do të rehatohet pasi të përfundojë karrierën e tij futbollistike.

Prona ka 2720 metra katrorë dhe ndonëse shtëpia e radhës e çiftit të njohur është errësuar nga një fasadë e madhe rrethuese, në mënyrë që të shmangen detajet, e vërteta është se falë informacioneve nga revista “Semana” detajet kanë rrjedhur. Muret e rezidencës do të përbëhen nga dritare të mëdha, me tarraca nga jashtë, prej nga mund të shihet një nga aksesorët e shtëpisë, pishina e madhe e mbuluar.

Megjithatë, duke njohur zona të tjera që do të ketë shtëpia, është mundur të zbulohen disa shije që çifti i ka për zemër, pasi do të kenë në dispozicion të plotë një zyrë për të gjitha bizneset që drejtojnë, një sallë filmash, dy garazhe të mëdha.

Po kështu, ata donin ta fillonin shtëpinë e tyre të ardhshme në mënyrën më të qëndrueshme, duke instaluar panele diellore. Edhe pse Spanja është një nga vendet e preferuara të portugezit, duket se ëndrra e tij është të kthehet në vendlindje, në një shtëpi ku dhjetëra njerëz punojnë çdo ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco