VIDEO/ Naser Aliji ‘trullos’ mbrojtësin kundërshtar dhe jep këtë asist në Rumani

VIDEO/ Naser Aliji ‘trullos’ mbrojtësin kundërshtar dhe jep këtë asist në Rumani

16:36, 12/11/2023

Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, që u grumbullua dhe një herë nga Silvinjo, Naser Aliji, ishte protagonist në barazimin 3-3 që skuadra e tij Voluntari arriti përballë Botosanit në transfertë në kampionatin rumun të futbollit.

Në minutën e 46-të të takimit, 29-vjeçari depërtoi mjaft mirë nga e majta, duke kaluar topin mes këmbëve të kundërshtarit dhe duke dhënë një superasist për shokun e tij të skuadrës, i cili dërgoi topin në rrjetë.

Kjo ishte sfida e parë që Aliji hidhej në fushë që nga gushti i këtij viti dhe e tregoi veten mjaft mirë.

https://streamin.one/v/3f4360a3

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco