Maqedoni e Veriut, kryesojnë 3 ekipe shqiptare

Maqedoni e Veriut, kryesojnë 3 ekipe shqiptare

16:29, 12/11/2023

Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut ka hyrë në një fazë interesante, kryesisht sa i përket kreut që udhëhiqet nga tre klube shqiptare.

Lideri i kampionatit, Shkupi, ka pësuar sot një humbje, pasi u mund në Kratovë nga Sileksi me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të.

Shkupi e nisi mirë ndeshjen, pasi kaluan të parët në avantazh me Trapanovskin në minutën e 12-të.

Por Sileksi përmbysi gjithçka brenda pjesës së parë. Nikoliç që barazoi rezultatin në minutën 17-të, ndërsa Kalanoski realizoi golin e dytë për Sileksin në minutën e 41-të.

Në minutën e 85-të Shkupi mbeti me 10 lojtarë, pasi Ilieski u ndëshkua me karton të kuq.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme ishte ajo mes Makedonija Gjorçe Petrov dhe Rabotniçkit, që u fitua nga miqtë falë golit të Gandos të shënuar në minutën e 53-të.

Ndërsa të shtunën Shkëndija e Tetovës fitoi me Tikvesh, ku vendosi goli i Bruno Ditës në minutën e 15-të.

Struga e trajnerit Shpëtim Duro humbi shansin për të rrëmbyer kreun e kampionatit, pasi u mund në shifrat 2-1 nga Brera Strumica.

Gostivari edhe pse luajti me një lojtar më pak që nga minuat e 79-të arriti të fitojë në shifrat 1-0 ndaj Bregalica Shtip.

Vardari vazhdon turin e “rrahjes” nga skuadrat shqiptare, ku dje u mund në shtëpi nga Voska Sport në shifrat 2-1.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco