Lecce i shkakton probleme Milanit

Lecce i shkakton probleme Milanit

14:54, 12/11/2023

Fitorja në kampionat duket se është kthyer në një tabu për Milanin. Kuqezinjtë dështuan për të marrë pikë të plota në takimin e katërt radhazi, teksa këtë herë barazoi 2-2 kundër Lecce.

Por, pavarësisht se shpërdoruan avantazhin e dyfishtë ndaj skuadrës ku aktivizohet mesfushori shqiptar, Ylber Ramadani, skuadra nga Milano po has të tjera probleme.

Tekniku, Stefano Pioli do të ketë dhimbje koke pasi në horizont shfaqen disa mungesa të rëndësishme në të ardhmen.

Për shkak dëmtimi, Leao dhe Calabria pritet të qëndrojë jashtë fushave për disa sfida, teksa dënim mund të ketë për Olivier Zhiru. Sulmuesi u ndëshkua me karton të kuq në këtë përballje dhe nëse ka tejkaluar masën ndaj gjyqtarit, rrëzikon deri në 4 ndeshje pezullim.

Francezi mund të mungojë në takimet e ‘San Siros’ ndaj Fiorentinës, Frosinone dhe Monza, por edhe në transfertën e Bergamos kundër Atalantës.

Milan gjendet momentalisht në zonën që të dërgon në Champions League në fund të sezonit. Pas 12 takimesh, skuadra ka regjistruar 23 pikë, për të qënë e distancuar ndjeshëm me kreun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco