Cristiano Ronaldo po përgatitet të tërhiqet nga futbolli! Vendimi është marrë dhe për të tani flet e gjithë Portugalia…

Cristiano Ronaldo po përgatitet të tërhiqet nga futbolli! Vendimi është marrë dhe për të tani flet e gjithë Portugalia…

13:35, 12/11/2023

Futbollisti i Al Nassr, Cristiano Ronaldo dhe partnerja tij e jetës, Georgina Rodriguez, kanë marrë një vendim, për të cilin po flitet në të gjithë Portugalinë.

Lojtari është ende nën kontratë me skuadrën e Arabisë Saudite deri në vitin 2025, kur ka shumë gjasa t’i japë lamtumirën futbollit, pasi ka mbushur 40 vjeç deri atëherë.

Duke qenë se CR7 i planifikon të gjitha hapat e tij me kujdesin maksimal, ai nuk ia la rastësisë as momentin e tërheqjes nga sporti që i solli gjithë lavdinë e botës. Edhe pse luajti në Angli, Spanjë, Itali apo Arabinë Saudite, shpirti i tij mbeti në Portugalinë e lindjes. Këtu ai dhe partnerja e tij e jetës Georgina Rodriguez kanë nisur tashmë projektin e shtëpisë ku duan të dalin në pension, pasi futbollisti të përfundojë “fejesën” me Al Nassr.

Ata po planifikojnë të ndërtojnë një rezidencë të vërtetë në zonën ekskluzive të Quinta de Marinha, në Portugali, e cila do të mbulojë 1957 metra katrorë. Vlera e shtëpisë do të jetë rreth 21 milionë euro, duke e bërë kështu më të shtrenjtën në të gjithë territorin e vendlindjes së futbollistit. Sipërfaqja e tokës në të cilën do të ngrihet ky “mamuth” është 2720 metra katrorë, njofton revista “Semana”.

Tiparet mahnitëse të shtëpisë, ku do të jetojë Cristiano Ronaldo

Shtëpia që ylli luzitan Cristiano Ronaldo po përgatit për momentin e daljes në ‘pension’ nga futbolli do të ketë katër kate dhe katër apartamente luksoze. Shtëpia do të ketë dritare të mëdha, por edhe një numër mbresëlënës tarracash të bollshme, nga të cilat do të mund të admirohen pamjet e mrekullueshme përreth.

Ndër objektet që do të ketë shtëpia e yllit portugez është një pishinë e madhe e brendshme me spa, një dhomë kinemaje, zyrë, zonë shërbimi dhe dy garazhe për koleksionin mbresëlënës të makinave të Cristiano Ronaldos.

Image

Ndërtimi aktualisht është i mbuluar me pëlhura gome, për të mbajtur larg sytë kureshtarë, por dhjetëra punëtorë po punojnë vazhdimisht në kantier, kështu që nuk do të kalojë shumë kohë që të mund të admirojmë ndërtimin e mrekullueshëm.

Cristiano Ronaldo zotëron gjithashtu prona në Madrid, Marbella dhe Riad, por për momentin është e qartë se ai planifikon të tërhiqet në vendlindjen e tij në zonën ekskluzive të Quinta de Marinha, pasi t'i thotë lamtumirë futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco