‘Ai duhej të ishte titullar’/ Ancelotti tregon se cilit yll të Realit iu bë e padrejtë

‘Ai duhej të ishte titullar’/ Ancelotti tregon se cilit yll të Realit iu bë e padrejtë

13:34, 12/11/2023

Real Madridi ka marrë një fitore të thellë ndaj Valencias me rezultat 5-1 në Santiago Bernabeu.

Dy gola nga Vinicius Junior, dy të tjerë nga Rodrygo dhe një gol nga Dani Carvajal i dhanë Real Madridit tre pikë në këtë duel.

Ylli kroat, Luka Modric qëndroi në bankën rezervë dhe u inkuadrua në minutën e 60-të, derisa Carlo Ancelotti është ndalur të flas për të pas ndeshjes.

Tekniku italian tha se Modric duhej të ishte titullar dhe se kroatit iu bë e padrejtë në këtë sfidë.

‘Luka Modric duhet të kishte filluar sot, unë kam qenë i padrejtë ndaj tij’, tha Ancelotti

‘Kjo është ajo që ndodh kur keni një skuadër kaq cilësore’, tha trajneri italian i Real Madridit.

38-vjeçari luajti mbrëmë 30 minuta, derisa në ndeshjen e kaluar qëndroi në fushë vetëm për 15 minuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco