'Dhurata më e bukur është që po jetoj', kur Dwamena falenderonte Zotin që jetonte

'Dhurata më e bukur është që po jetoj', kur Dwamena falenderonte Zotin që jetonte

22:57, 11/11/2023

Padyshim, lajmi i ditës dhe ai më tronditësi ishte se Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias, ndërroi jetë. Egnatia po luante ndaj Partizanit ditën e sotme, e shtunë 11 nëntor, dhe papritur në pjesën e parë ganezi u shemb në tokë pa ndjenja, duke humbur jetën.

Dwamena ka pasur që më herët probleme me zemrën e tij, dhe në një video, pikërisht në ditën e lindjes, ai deklaronte se ishte me fat që jetonte dhe nuk kishte dhuratë më të bukur se kjo që i kishte bërë zoti.

“Dhurata më e bukur për ditëlindje është që po jetoj. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Shumë njerëz nuk janë këtu mes nesh sot dhe janë ndarë nga jeta. Gjëja më e bukur që Zoti më ka dhënë është jeta. Të shënosh është një ndjenjë pozitive, por jam gjallë. Kjo është super.”, shprehej dikur i ndjeri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco