Inter, mesazh ngushëllimi për vdekjen e Dwamena

Inter, mesazh ngushëllimi për vdekjen e Dwamena

22:53, 11/11/2023

Dhjetëra ekipe vendase dhe të huaja kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ngjarjen e rëndë që u regjistrua këtë të shtunë në futbollin shqiptar, ku futbollisti i Egnatias, Raphael Dwamena humbi jetën në fushën e lojës për shkak të një problemi kardiak.

Mes këtyre mesazheve bie në sy dhe ai i klubit të Interit në Itali, i cili iu shpreh ngushëllimet familjarëve të futbollistit dhe ekipit rrogozhinas.

“Ekipi i Interit kërkon të shprehë ngushëllimet për vdekjen e Raphael Dwamena dhe ndodhet pranë familjarëve të tij dhe KF Egnatia në këto momente të vështira”, shkruhet në llogarinë e zikaltërve në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco