Vdekja e futbollistit, gazetari Ganez: Ishte shumë kokëfortë, kjo i mori jetën

Vdekja e futbollistit, gazetari Ganez: Ishte shumë kokëfortë, kjo i mori jetën

21:21, 11/11/2023

Lajmi i ndarjes nga jeta të futbollistit të Egnatias, Raphael Dëamena, ka bërë jehonë në mediat botërore.

Përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë, gazetari ganez Yah Mintah, tha për Euronews Albania se lajmi tragjik i ka shokuar sportdashësit, pasi Dëamena konsiderohej si një nga talentet e mëdhenj të futbollit ganez.

Ai theksoi se në vitin 2017 lojtari u diagnostikua me probleme në zemër duke bërë që karriera e tij të merrte një ulje të ndjeshme.

Ai shtoi se mjekët e këshilluan të tërhiqej nga futbolli, por kokfortësia e tij bëri që ai të vazhdonte dhe të humbte jetën tragjikisht në Shqipëri.

“Ka pasur një karrierë kaotike për shkak të gjendjes kardiake dhe gjendja shëndetësore ndikoi në karrierën e tij në disa ekipe. Disa ekipe ku ai do të transferohej, ndërprenë kontratat për shkak të problemeve me zemrën.

Në klubin austriak ai përfundoi duke rënë në fushë. Nuk vihet në dyshim që ka qenë një nga talentet më të mëdhenj, por i kushtëzuar nga problemet.

Ai gjithmonë që nga 2017 kur u diagnostikua ka pasur probleme kardiake.

Ka qenë shumë kokëfortë dhe kjo i solli dhe vdekjen. Për shkak se shumë njerëz që kanë pasur të njëjtat problem janë tërhequr nga futbolli.

Në Ganë janë shprehur ngushëllime për këtë lajm tragjik, pasi ne duam që lojtarët tanë të kenë sukses.

Një prej lojtarëve tanë i destinuar për të bërë gjëra të mëdha përfundon karrierën dhe jetën në këtë mënyrë është shumë tragjike”, tha gazetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco