PSG nuk ndalet, Mbappe i papërmbajtshëm

PSG nuk ndalet, Mbappe i papërmbajtshëm

20:57, 11/11/2023

PSG nuk e ka ndërmend të lëshojë pe në Ligue 1, teksa pasditen e kësaj të shtune ka marrë një tjetër triumf me peshë. Ekipi i drejtuar nga Luis Enrique mundi 0-3 Reims, në Stade Auguste-Delaune (Reims).

Ylli i takimit ishte padyshim Kylian Mbappe. Sulmuesi me pasaportë franceze realizoi 3 gola, duke treguar se mbetet një nga më të mirët në qarkullim. I pari gol erdhi që në minutën e 3-të pas një asisti të Dembele, ndërsa kompletoi tripletën me dy gola në pjesën e dytë.

Kampionët e Francës kryesojnë me 27 pikë dhe në ndeshjen e radhës presin ekipin nga Principata, Monaco. Kjo humbje nuk zbeh aspak shkëlqimin e Reims, që gjithsesi është në katër vendet e para të kampionatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco