Real Madridi fiton lehtësisht ndaj Bragas, me pikë të plota në Grupin C

Real Madridi fiton lehtësisht ndaj Bragas, me pikë të plota në Grupin C

22:56, 08/11/2023

Real Madridi ka shënuar fitoren e katërt në po aq ndeshje në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” triumfuan në shtëpi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Bragas.

Mysafirët patën mundësinë e artë të kalonin në epërsi në minutën e gjashtë të ndeshjes, por Djalo dështoi të shënonte nga penalltia.

Në minutën e 27-të, Brahim Diaz kaloi vendasit në epërsi, pas asistimit të Rodrygos.

Vinicius Junior realizoi për 2:0 në minutën e 58-të, para se Rodrygo të realizonte golin e tretë të madrilenëve vetëm tre minuta më pas.

Kësisoj, Real Madridi tani kryeson Grupit C me 12 pikë (duke qenë i kualifikuar), pesë më shumë se Napoli që ndodhet në vendin e dytë.

Në vendin e tretë gjendet Braga me tri pikë, kurse Grupin C e mbyll Union Berlini me një pikë.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco