VIDEO/ Sërish mes më të mirëve, 'perla' e Asanit pretendente për 'golin e raundit'

VIDEO/ Sërish mes më të mirëve, 'perla' e Asanit pretendente për 'golin e raundit'

11:42, 13/10/2023

 

Padyshim një nga momentet më “magjike”, të sfidës së të enjtes mbrëma ndaj Çekisë ishte dhe “perla” e shënuar nga “fantazisti”, Jasir Asani, i cili në minutën e 9’ të sfidës dënoi portierin Pavlenka, me një “sallake të hidhur” nga jashtë zone.

Ky gol nuk ka shpëtuar pa u vënë re dhe nga UEFA, të cilët me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar, në rrjetet sociale e konsiderojnë “rrjetën” e anësorit nga Shkupi, si një nga pretendentët për të fituar sërish “golin e raundit”.

Ndërkaq, kujtojmë se më deri më tani “legjionarët” tanë kanë arritur 3 herë të shënojnë golin më të bukur të raundit, teksa 2 herë ky “çmim” është fituar nga Jasir Asani, për golat ndaj Moldavisë e Polonisë, ndërsa një herë është fituar nga “arkitekti” i mesfushës, Kristjan Asllani, për “eurogol”-in e shënuar ndaj Ishujve Faroe

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco