I pranishëm në 'Air Albania', reagon Kurti: Festë e madhe, fitore e dyfishtë

I pranishëm në 'Air Albania', reagon Kurti: Festë e madhe, fitore e dyfishtë

10:07, 13/10/2023

 

Shqipëria mori një fitore të madhe ndaj Çekisë duke fituar në Air Albania me shifrat 3-0 përballë Çekisë. Kuqezinjtë hedhin kështu një hap të sigurt drejt kualifikimit në Euro 2024. Nga ana tjetër, fitore mori edhe Kosova. Dardanët mposhtën në transfertë me rezultatin 0-3 Andorrën duke ndezur edhe ata shpresat për një kualifikim të mundshëm.


Pas dy ndeshjeve, reagoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që ishte prezent në Air Albania, së bashku me djalin e heroit legjendar, Adem Jashari. Kurti theksoi se e enjtja ishte një festë e madhe për shqiptarët.

Festë e madhe, sepse fitore e dyfishtë. 3-0 Shqipëria, 3-0 edhe Kosova.
Jemi gëzuar e kënaqur të gjithë me këto dy fitore të bukura. Shqipëria drejt EURO 2024, e Kosova me lojë të dalluar.
Urime lojtarëve, trajnerëve, tifozëve dhe të gjithë qytetarëve të dy republikave tona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco