Silvinjo konfirmon në konferencë se a do të luajë Armando Broja ndaj Çekisë

Silvinjo konfirmon në konferencë se a do të luajë Armando Broja ndaj Çekisë

18:48, 11/10/2023

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur para mediave, për të folur për ndeshjen e nesërme ndaj Çekisë që mund të përcaktojë ecurinë e dy skuadrave në rrugëtimin drejt EURO 2024.

Tekniku brazilian konfirmoi mungesën e Armando Brojës, duke shpjeguar: “Kemi bërë dy seanca stërvitore. Më vjen keq, por Broja nuk ia del dot. Është stërvitur shumë pak. Ka një shqetësim fizik, doktori ynë ka qenë në kontakt edhe me doktorin e Chelsea. Më vjen keq, por lojtari nuk luan dot nesër. Kemi lojtarë të tjerë, të cilët duhet t’i menaxhojmë mirë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco