La Liga/ Granada e Uzunit i merr një barazim Barcelonës

La Liga/ Granada e Uzunit i merr një barazim Barcelonës

23:09, 08/10/2023

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim në duelin me Granadën e Myrto Uzunit (që ishte titullar) në transfertë, në kuadër të javës së nëntë të La Ligës.

Gjiganti katalanas madje e pa veten në dizavantazh të dy golave, ndërsa në fund e siguroi një barazim 2-2.

Bryan Zaragoza Martinez i shënoi dy gola për vendësit.

Të parin e realizoi qysh në sekondën e 15-të.

Kurse, të dytin e shënoi në atë të 29-të pas një veprimi të bukur individual.

Në anën tjetër, Barça e ngushtoi rezultatin në fund të pjesës së parë më super-talentin Lamine Yamal.

Kurse, Sergi Roberto i barazoi shifrat në minutën e 86-të për t’i siguruar një pikë ekipit të Xavi Hernandezit.

Barça është e treta në renditje me tri pikë më pak se kryesuesi Real Madrid.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco